Aktualitet

PAMJE nga TRAUMA- Aldi Rama ka qëlluar veten në anën e majtë të kokës, ka hemoragji të brendshme

28 Shtator 2021, 17:53 Nga DOSJA
PAMJE nga TRAUMA- Aldi Rama ka qëlluar veten në anën e majtë

TIRANËDosja.al ju sjell të tjera pamjet nga Spitali i Traumës, aty ku po kurohet 21-vjeçari Aldi Rama, i riu që vrau oficerin Saimir Hoxha në Lezhë. Videoja tregon momentin e mbërritjes së Ramës në spitalin e Traumës, i intubuar dhe me kokën e fashuar.

Mësohet se 21-vjeçari ka qëlluar veten në anën e majtë të kokës dhe për pasojë ka hemoragji të brendshme. Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime nga forcat RENEA, pas largimit nga vendi ku vrau efektivin Hoxha.

Kur pa se s’kishte tjetër zgjidhje, Rama, sipas policisë ka qëlluar veten duke tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis dhe të shpallurin në kërkim, autori qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 16:17

TIRANË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. I intubuar dhe i mbuluar...