Aktualitet

Sillte mallra nga Zvicra, avioni del nga pista e aeroportit në Rinas, nuk iu hapën rrotat gjatë uljes, piloti, e shoqja dhe d

28 Shtator 2021, 16:18 Nga DOSJA
Sillte mallra nga Zvicra, avioni del nga pista e aeroportit në Rinas, nuk

TIRANË– Një avion i vogël model ‘Beechcraft’ me regjistrim zviceran HB-EFH, brenda të cilit ndodhej një familje me shtetësi zvicerane, piloti, e shoqja dhe dy fëmijët është aksidentuar në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 16:15, moment në të cilin u ndërprenë dhe fluturimet e tjera në këtë aeroport.

Avioni privat ka pësuar defekt dhe në momentin që piloti që po sillte mallra nga Zvicra me mjetin fluturues ka tentuar të bëjë uljen, rrotat nuk janë hapur. Për pasojë avioni i vogël ka rrëshkitur dhe ka përfunduar jashtë pistës së aeroportit. Fatmirësisht, si pasojë e incidentit nuk është plagosur asnjë prej katër anëtarëve të familjes avicerane që ndodheshin brenda mjetit.

Atyre u është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe mësohet se gëzojnë shëndet të plotë. Rreth orës 18:00, situata në aeroportin “Nënë Tereza” janë normalizuar dhe fluturimet kanë rinisur. Ekspertët vijojnë punën dhe pritet që në vijim të zbardhen detaje për shkaqet që sollën dhe defektin e avionit.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet avioni ne rinas incident ne rinas aksidentohet avioni ne rinas incident ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 12:57

DIBËR– Një rast korrupsioni ka çuar në pranga disa zyrtarë të Bashkisë të Dibrës. Oficerët e SPAK kanë zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore...