Aktualitet

Aksidenti në Rinas, TIA del me njoftim zyrtar: Avioni pësoi avari në mes të pistës, familja zvicerane është në gjendje t

28 Shtator 2021, 16:48 Nga DOSJA
Aksidenti në Rinas, TIA del me njoftim zyrtar: Avioni pësoi avari

TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e regjistruar këtë pasdite në pistë. Sipas njoftimit zyrtar të TIA, avioni që përfundoi jashtë piste ka bërë ulje të detyruar pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Në njoftim bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar nga katër personat që ndodhedhin brenda tij, piloti, e shoqja dhe dy fëmijët, të gjithë shtetas zviceranë. Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta pas orës 16:15 dhe në orën 18:00 rinisën sërish.

Njoftimi zyrtar: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet avioni ne rinas incident ne rinas aksidentohet avioni ne rinas incident ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 12:57

DIBËR– Një rast korrupsioni ka çuar në pranga disa zyrtarë të Bashkisë të Dibrës. Oficerët e SPAK kanë zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore...