Aktualitet

Në burg që 18 vjeç! Kush është Aldi Rama, i riu që qëlloi në zemër oficerin e Krimeve, duhet të ishte në “arrest sh

28 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Në burg që 18 vjeç! Kush është Aldi Rama, i riu

LEZHË– 21-vjeçari Aldi Rama është identifikuar si autor i vrasjes se nënkomisarit të Policisë Lezhë, Saimir Hoxha. I riu ishte akuzuar më parë për vjedhje dhe për posedim kanabisi, ndërsa në momentin kur ka kryer vrasjen duhet që të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

PO KUSH ËSHTË ALDI RAMA?

I riu, i cili po kërkohet ‘këmba-këmbës’ nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Të atin e ka në burg në Greqi. Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për herë të parë. Ai përfundoi pas hekurave pasi akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij, e gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me gjyshin, I kishin gjetur dhe një cigare kanabis.

E dashura e kishte denoncuar në Polici dhe për dhunë por çështja u pushua. Megjithatë telashet nuk përfunduan me kaq për të riun. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa një vit më pas, paraditen e 28 shtatorit, ai qëlloi me armë zjarri në zemër, oficerin e Policisë, Saimir Hoxha, duke e lënë të plagosur rëndë. Megjithatë plumbi i marrë në zemër, i kushtoi jetën efektivit 44-vjeçar.

Deri më tani mësohet se 21-vjeçari është lokalizuar ku edhe ndodhet, pasi qëlloi dy herë me armë zjarri një helikopter që patrullonte në zonë, duke dalë zbuluar.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në operacion nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 12:57

DIBËR– Një rast korrupsioni ka çuar në pranga disa zyrtarë të Bashkisë të Dibrës. Oficerët e SPAK kanë zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore...