Bota

Pritet të dënohet me 100 vite burg, R Kelly shpallet fajtor për krim të organizuar dhe abuzim seksual me të mitur

28 Shtator 2021, 10:15 Nga DOSJA
Pritet të dënohet me 100 vite burg, R Kelly shpallet fajtor për

SHBA– Këngëtari i njohur R Kelly u shpall fajtor këtë të hënë për nëntë akuzat ndaj tij për trafikim të organizuar dhe abuzim seksual. Mediat e huaja njoftuan se prokurorët e akuzuan 54-vjeçarin për shfytëzimin e famës dhe pushtetit të tij për të tërhequr gratë dhe vajzat, përfshirë ato nën moshë, në “orbitën e tij të seksit”. R Kelly pritet të dënohet me 100 vite burg për krim të organizuar dhe trafikim seksual. Vendimi pritet të miratohet më 4 maj 2022. Ai u akuzua për drejtimin për tre dekada të një organizate kriminiale në Chikago, e cila shërbente për të joshur dhe abuzuar djem dhe vajza, të cilët detyroheshin të kryenin marrdhënie seksuale pa dëshirë dhe torturoheshin psikologjikisht.

Një nga dëshmitaret rrëfeu se këngëtari e detyroi atë t’i plotësonte dëshirat e tij peverse dhe sadiste kur ishte nënmoshë, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Aktet e paraqitura gjatë dëshmisë shqetësuese konsistonin rryshfet, rrëmbim, pëdhunim, drogim, burgosje dhe pornografi me të mitur. Disa nga akuzat ndaj tij janë:
-abuzim me viktimat nënmoshë duke ju dhënë herpes me vetëdije
-detyrim i viktimave të kryejnë abort pasi i linte shtatzanë
-goditje, shtrengim fyti në marrje fryme, pështyrje dhe urinim mbi viktimat
-regjistrimi i abuzimeve seksuale me të miturit, duke krijuar pornografi me fëmijë
-ndëshkime mizore për viktimat si: dhunë fizikë, mbyllje në dhoma pas ushqim, ujë apo banjo
-detyrim i viktimave të shkruajnë letra ku mohojnë çdo akuzë ndaj tij
-kërcënim i akuzuesve dhe familjeve të tyre nëse përpiqeshin ta braktisnin apo denonconin
-martesa e tij ilegale me yllin e ndjerë të pop-it Aaliyah, për të cilën përdori një dokument fallco identiteti në mënyrë që të fshihte moshën e vërtëtë të këngëtares, e cila në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç.

Verdikti për shpalljen e tij fajtor, përfshin 21 ditë prova, 50 dëshmitarë dhe orë të tëra rrëfimësh.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 100 vite burg r kelly shpallet fajtor r.kelly 100 vite burg r kelly shpallet fajtor r.kelly

Sondazh

Poll