Bota

Tensionet në veri/ Kosova dhe Serbia pritet të takohen nesër në Bruksel

28 Shtator 2021, 09:28 Nga DOSJA
Tensionet në veri/ Kosova dhe Serbia pritet të takohen nesër

KOSOVË- Situata e krijuar në veri të Kosovës mbetet e tesnionuar prej më tepër se një jave tashmë. Këtë të mërkurë, pritet të mbahet në Bruksel takimi i shefave të grupeve negociatorë të Kosovës dhe Serbisë. Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të diskutojnë për zgjidhjen e situatës së krijuar në veri, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha se në takim do të merrte pjesë edhe Sekretari i Shtetit për Europën Jugore e Qëndrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në process. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, tha zëdhënësi i amabasadës.

Por lajmi i tij për pjesëmarrjen e Escobar në takim, u mohua nga zëdhënësi i BE, Peter Stano, i cili u shpreh se dialogu i përket Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Europian.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës, Kosovën, Serbinë dhe BE’në. Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin dialogun nga jashtë”, ka thënë Stano për mediat në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, kërcënoi me ndërhyrjen e ushtrisë nëse shtetasit serb preken dhe NATO nuk reagon. Serbia rriti gadishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës. Ditën e djeshme forcat e KFOR deklaruan se kanë rritur kohën e patrullimit në veri dhe në gjithë territorin e vendit.
Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi reciprocitetin e targave, makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni takimi ne bruksel tensionet në veri të kosovës takimi ne bruksel tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll