Politike

Vrrasja e oficerit të Krimeve në Lezhë, ministri Bledi Çuçi: Lufta me krimin është e vazhdueshme, nuk do dorëzohemi. Kur

28 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
Vrrasja e oficerit të Krimeve në Lezhë, ministri Bledi

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë për vrasjen e oficerit të krimeve, Saimir Hoxha. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se personi që qëlloi ndaj efektivit do të marrë dënimin maksimal, ndërsa shtoi se Policia ishte e gjitha e përfshirë në aksion për kapjen e tij.

I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!,”-shkruan ai.

(k.m/dosjaa.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi vritet saimir hoxha bledi çuçi vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 09:41

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen o...