Politike

VIDEO- ‘Gomari e nxjerr pronarin nga balta’/ ‘Open Balkan’, Rama: I hapur për të gjithë, kush do vjen

28 Shtator 2021, 11:09 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Gomari e nxjerr pronarin nga balta’/ ‘Open

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e cilësoi ‘Open Balkan’ me shprehjen ‘gomari e nxjerr pronarin nga balta’. Teksa ishte në konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Rama tha se nisma është e hapur për të gjithë, kush do mund të vijë por kush vjen me vonesë humbet kohë për vendin. Rama përsëriti edhe një herë se nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk konkurron procesin e Berlinit, por ecën me një ritëm më të shpejtë që i duhet rajonit.


Pyetja: BE mbështet Ballkanin e Hapur apo procesin e Berlinit?

Von Der Leyen: Dhe një herë më lejoni të them se procesi i Berlinit ka filluar që të ketë një integrim të një tregu të përbashkët. Ju keni dhe angazhimin tim që ta shtyjmë këtë proces përpara, mund të këtë iniciativa por duhet të jenë gjithëpërfshirëse, do të mirëpriten si të tilla, duhet të jenë vizionare dhe kështu do të kenë mbështetjen time të plotë.

Pyetja: Pse duhet një procesi i dytë për të përshpejtuar një të parë, kur mund ti kanalizoni të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit?

Rama: Ky nuk është një proces i 2 që konkuron me të parin apo bie ndesh me të. Ballkani i Hapur mund të quhet i zoti e nxjerr pronarin nga balta. Procesi i berlinit është përqafuar nga KE por nuk ecën dot me ritmin që ne duam në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyyjmë atë përpara. Kaq e thjeshtë është, është i njëjti proces, nuk janë dy, i vetmi ndryshim është se Procesin e Berlinit, e udheheqin partnerët tanë. Nuk e kanë mendimin e fundit se si eci procesi i Berlinit në Ballkan, se Gjermania, Franca e të tjera kanë shumë gjëra të tjera e halle dhe nuk cohen në mëngjes me pyetje si po ecën procesi i Berlinit. Ne këtu jemi e pyesim si po ecën sot ekonomia jonë, tregtia, turizmi ynë, eksportet tona, ndërlidhjet e kështu me radhë. Këto janë pyetje që ia bëjmë ne në mëngjes, nuk ia bën as kancelarja e Gjermanisë. Në fund të ditës, para se të mbyllim sytë pyesim veten se cfarë bëmë sot. Ky është projekt i rëndësishëm, po jo ai për të cilin punojmë gjithë ditën. Të gjitha principet e procesit, ne do i shtyjmë përpara dhe do i realizojmë ato që thuhen 1 herë në vit. Se ne shkojmë nga samiti në samit por progres nuk ka. U bënë pak nga pak 8 vjet që ka nisur, në 8 vjet akoma ne kemi një mur, me barriera jo tarifore.. E fundit që kam dhe nga pikëpamja, Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë, kush do vjen po kush nuk do nuk vjen se nuk na marr peng të gjithëve. Këtu jemi në kushtet që cdo vend që merr pjesë firmos cdo marëveshje që do. Po ne duam ta clirojmë potencialin e paqes. Mos harroni si u ndërtua Europa. Se procesi i Berlinit është një sintezë e Ballkanit për BE. Si bashkëpunuan, u deshën disa vite, e pastaj erdhi koha në 69′, por paqja përfundimtare e akujve dhe transformimi i aleancës frago gjermane erdhën pas vitesh e vitesh ku u ndërtua besimi në marrëveshje të vogla në fillim e pastaj në të mëdhaja. Prandaj u bënë dhe prandaj bëhen. Ballkani i Hapur është vendosur dhe do bëhet e cdo vit e më shumë do provohet që është gjëja e duhur, e të gjithë do vijnë, një pak më shpejt e një pak më vonë. Për një projekt të BE, ndërtohet një entitet që quhet njësia e zbatimit të projektit, e pra Ballkani i hapur është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit

Ursula von der Leyen në Tiranën! Presidentja e KE: Shqipëria e meriton të jetë në BE. Rama: I kemi përmbushur detyrat tona, jemi në situatë absurde

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ursula von der leyen ne tirane edi rama ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 09:41

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen o...