Oficeri u vra nga trafikantët/ Policia e Shtetit në “këmbë”: 20 mijë euro shpërblim kush ka informacione, po k
28 Shtator 2021, 10:55Nga DOSJA
LEZHË– Vrasja e oficerit të Krimeve, Saimir Hoxha paraditen e sotme në Lezhë ka ngritur në këmbë të gjithë Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit jep 20 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që japin informacione të vlefshme për kapjen e autorit. Ndërkohë që përveç se nga toka, policia po kryen kontrolle dhe nga ajri.
Zona ku ndodhi ngjarja ka karakteristika të veçanta duke qenë rezervat natyror pasi ka përmbajtje të madhe shkurresh e pemësht që vështirësojnë kërkimet për të riun, i cili është larguar me mjetin e tij nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që në Lezhë kanë shkuar për përforcime edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA.
“Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën. Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853″, thuhet në njoftimin e policisë.
TIRANË– Policia e Tiranës ka mundur të vejë në pranga infermieren Elisabeta Bardhollari, e cila u vidhte pacientëve kartat e ID. Policia njofton se n...
TIRANË – Infermierja e spitalit të psikiatrisë Elisabeta Bardhollari vidhte kartat e identitetit nga pacientët dhe së bashku me shitësen e dyqanit t...
LEZHË– Rindërtohet skena e vrasjes së efektivit të Policisë, Saimir Hoxha, i cili u vra teksa shërbente në zonën e Kune-Vainit në Lezhë. Babai i dy f...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetimin e plotë për zbardhjen e vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, sot në zonën e Ishull Le...
LEZHE- Situatë e tensionuar në zonën ku u ekzekutua efektivi i Policisë, Saimir Hoxha në Lezhë. Një video e publikuar nga gazeta Panorama tregon çastet k...
LEZHË– Del fotoja e të dyshuarit kryesor lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha në zonën e Ishull Lezhës. Personi që shih...
LEZHE– Aldo Rama, i njohur edhe si Selim Rama, personi që shihni në këtë foto dyshohet se është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. I ...
LEZHË– Saimir Hoxha, oficeri i Krimeve që u vra sot në zonën e Ishull Lezhës, ishte transferuar së fundmi në repart. Burime të Dosja.al bëjnë me dije...