Aktualitet

Alibeaj flet për vrasjen e oficerit të policisë: Ngushëllime familjes, tragjedi e paralajmëruar, policët e ndershëm janë

28 Shtator 2021, 11:44 Nga DOSJA
Alibeaj flet për vrasjen e oficerit të policisë: Ngushëllime

TIRANË – Pas Presidentit Meta, edhe Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së oficerit të policisë Simir Hoxha në Lezhë gjatë një kontrolli për kultivimin e lëndëve narkotive.  Enkelejd Alibeaj ka reaguar nëpërmjet një postimit në rrjetin social Facebook ku i ka shprehur ngushëllimet familjes  së nën/komisarit Hoxha dhe ka fajësuar kryeministrin Edi rama për situatën e krijuar në vend ku sipas Alibeaj krimi kontrollon gjithçka dhe tragjedi të tilla si e nën/komisarit janë të paralajmëruara.

I shprehim ngushëllimet tona familjes së nën/komisarit të policisë, Saimir Hoxha, të vrarë sot në detyrë, teksa kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit.Fatkeqësisht kjo është një tragjedi e paralajmëruar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershëmri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar.
Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona. Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimtare e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare!”, ka shkruar Alibeaj në Facebook.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në operacion nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet reagon alibeaj saimir hoxha vritet saimir hoxha reagon alibeaj saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll