Bota

Të shtëna me zjarr në Kolumbi/ Raportohen 5 viktima, mes tyre dhe një 15-vjeçare

28 Shtator 2021, 08:47 Nga DOSJA
Të shtëna me zjarr në Kolumbi/ Raportohen 5 viktima, mes tyre dhe

KOLUMBI– Pesë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Kolumbi, mes tyre dhe një e mitur. Gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se një komandat ushtarak ka fajësuar për sulmin një grup rebelësh. Qeveria firmosi para 5 vitesh një marrëveshje paqeje me Format e Armatosura revolucionare të majta të Kolumbisë (FARC), por disa pjestarë të grupit të cilët nuk ranë dakord me marrëveshjen, u larguan dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Zyrtarët e ushtrisë thanë se burrat e armatosur hapën zjarr në një zonë publike në qytetin Tomaco. Dy persona mbetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjrë ndërruan jetë në spital. Mes viktimave u raportua edhe një 15-vjeçare.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kolumbi te shtena me arme kolumbi te shtena me arme

Sondazh

Poll