Politike

”Nuk kam folur me ‘vëlla Vuçiqin’”/ Deputeti i PS nxjerr ‘blof’ Ramën: Ka pasur një diskutim mes

28 Shtator 2021, 05:26 Nga DOSJA
”Nuk kam folur me ‘vëlla Vuçiqin’”/ Deputeti

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë biseduar së bashku në lidhje me tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës. Këtë e pohoi mbrëmjen e djeshme deputeti socialist Etjen Xhafaj në emisionin “LOG” në “ABC”. I pyetur nëse Edi Rama duhet të flasë me presidentin e Serbisë për krizën në Kosovë, Xhafaj tha: “Atëherë po flasim në kushte krize dhe të jesh aty të zgjidhësh një krizë duhet të kesh një rol mbi palët. Roli i Shqipërisë nuk është mbi palët, ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Pyetja: A duhet të flasë?

Xhafaj: Po. Absolutisht. Por kjo do të vijë dhe unë jam i bindur që ka ndodhur.

Pyetja: Pra që kanë folur?

Xhafaj: ‘Po, sigurisht. Ka ndodhur dhe ka një diskutim të hapur. Por në këtë çështje është përfshirë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe instanca ndërkombëtare më të larta nuk është vetëm roli i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gjithmonë e paragjykuar, pasi do të jetë në krah të Kosovës. Shqipëria mund të luajë një rol negocimi në mes. Sot është fakt që kemi të bëjmë me një situatë shumë kritike mes Kosovës dhe Serbisë që është kritike për të gjithë Ballkanin. Kemi të bëjmë me një situatë të zgjatur dhe negociatës së munguar”.

Ditën e djeshme, nga Prishtina, kryeministri Edi Rama mohoi zërat se mes tij dhe Vuçiç kishte pasur një bisedim për tensionet më të fundit që po ndodhin në veri. ‘Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç thonë ato bashkëkombasit ne rrjetet e mia sociale, me vëllain tim Vuqiqi’- tha ditën e djeshme Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alekandër vuçiç edi rama etjen xhafaj alekandër vuçiç edi rama etjen xhafaj

Sondazh

Poll