Bota

Nuk gjen qetësi! Kreta tronditet nga një tjetër tërmet

28 Shtator 2021, 06:12 Nga DOSJA
Nuk gjen qetësi! Kreta tronditet nga një tjetër tërmet

GREQI–  Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar lëkundja e dytë më e fuqishme në Kretë. Tërmeti u regjistrua në Heraklion dhe ishte me magniturdë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8. Ai kishte një thellësi prej 13.9 km dhe një epiqendër prej 22 km në Heraklion, Kretë. Ndërkohë që janë shënuar më shumë se 40 tërmete të tjera, paslëkundje të tërmetit të një dite më parë.

Ditën e djeshme humbi jetën një person dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të plagosur. Nga frika qytetarët kaluan natën në çadra dhe tenda.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tërmet në kretë tërmet në kretë

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 21:16

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.Nga sulmi u pla...