Bota

Tërmeti në Kretë/ Nga paniku, 250 persona lënë banesat e tyre, kalojnë natën në çadra

28 Shtator 2021, 05:39 Nga DOSJA
Tërmeti në Kretë/ Nga paniku, 250 persona lënë banesat

GREQI– Ditën e djeshme Kreta u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter duke lënë një të vdekur dhe 35 persona të plagosur. Më shumë se 1.000 ndërtesa kryesisht prej guri në Arkalochori dhe zonat fqinje konsiderohen të papërshtatshme për të banuar sipas vlerësimeve fillestare. Banorët janë shfaqur të frikësuar dhe për shkak të panikut u detyruan ta kalojnë natën jashtë. Autoritetet kanë ngritur çadra jashtë për qytetarët për të kaluar natën. Mbi 2500 njerëz janë strehuar në çadra.

Forcat e armatosura, vullnetarët dhe anëtarët e Kryqit të Kuq instaluan mbrëmjen e djeshme çadra në qendrën ekspozuese të Arkalochori.

Punimet po inspektohen nga një ekip i udhëhequr nga Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis , i cili ka qenë në zonë që nga pasditja e ditës së djeshme. E njëjta procedurë ndiqet në vendbanimet e komunës së Minoa Pediada, ku çadrat u ngritën në hapësira të hapura për të akomoduar banorët.

Burimi: Cnn.gr

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni termeti ne greqi termeti ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 21:16

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.Nga sulmi u pla...