Politike

Dako harron përgjimet e “Bild”, publikon foto nga pishina në Durrës

8 Qershor 2019, 20:33 Nga DOSJA
Dako harron përgjimet e “Bild”, publikon foto nga pishina

DURRËS- Në një kohë kur e gjithë Shqipëria po zien nga përgjimet e publikuara nga “Bild” për Vangjush Dakon, ky i fundit duket se i ka harruar të gjitha.

Sot Dako në Facebook, ka publikuar disa foto nga një pishinë, ku po zhvillohet kampionati ndërkombëtar i notit. I pa shqetësuar nga ato që fliten për të, Dako thotë se kjo pishinë ka kushtet optimale për gara ndërkombëtare, njësoj si përgjimet kundër tij që morën përmasa ndërkombëtare.

“Në pishinën olimpike “Taq Dafa” të Durrësit ku po zhvillohet kampionati ndërkombëtar i notit. Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia dhe Gjermania. Pishina olimpike, e cila tashmë është totalisht e rikonstruktuar, i ofron të gjithë notarëve kushtet optimale për tu stërvitur dhe për të arritur rezultate të larta në gara kombëtare e ndërkombëtare”, shkruan Dako në postimin e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild nxjerr përgjimet për dakon bild shkrim për shqipërinë blerja e votave përgjimet e bild vangjush dako bild nxjerr përgjimet për dakon bild shkrim për shqipërinë blerja e votave përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll