Politike

Kurti zbardh bisedimet me Ramën: Do të punojmë për një treg unik për lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve

27 Shtator 2021, 09:39 Nga DOSJA
Kurti zbardh bisedimet me Ramën: Do të punojmë për një

PRISHTINE– Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe takimi me Albin Kurtin është konkretizuar me zotimin se dy vendet janë duke punuar për më shumë bashkëpunim. Në konferencën e përbashkët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se po punohet për një treg sa më unik në mënyrë që të lëvizin lehtësisht mallrat dhe qytetarët, ndërsa nuk dihet nëse kjo nismë është veçmas “Open Balkan” për të cilën Kurti është shprehur kundër prej muajsh. Kurti gjithashtu njoftoi  se Gentian Sala është emëruar koordinator për mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë.

‘E uroj për mandatin e ri. Mandatet i kemi marrë në një kohë me plot sfida përballje me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike janë disa prej sfidave tona. Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri. Ne mbetemi në gadishmëri për të realizuar sfidat. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi zhvillim e mirëqenie për zhvillimin e shqiptarëve. Ndërlidhja ndërmjet dy vendeve dhe heqja e barrierave është domosdoshmëri. Kemi mundësi e potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin, ndërlidhjen mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi dhe pengesa mes nesh, sepse është e domosdoshme për qytetarët që të përfitojnë. Ne duhet të punojmë që kapitali, mallrat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin sa më shpejt mes dy vendeve tona

Nëse ka vende ku duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria, kemi besim tek njëra-tjetra. Biseduam për të gjitha fushat për qeverisjen tonë të mirë dhe e shohim si të rëndësishme koordinimin dhe sinkronizimin gjithë andej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve tona të mëparshme. Mbledhja përbashkët në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Duhet të kemi një sekretariat koordinuas për dy vendet. Do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta.’- tha Kurti.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama ne kosove gentian sala albin kurti edi rama ne kosove gentian sala

Sondazh

Poll