Bota

Fluturimet në hapësirë të Jeff Bezos dhe ekuipazhit amator të Elon Musk, flet Bill Gates: Kemi ende shumë gjëra për të

27 Shtator 2021, 09:15 Nga DOSJA
Fluturimet në hapësirë të Jeff Bezos dhe ekuipazhit amator

SHBA– Bill Gates në një intervistë të dhënë për James Corden, “hodhi poshtë” suksesin e arritur nga Jeff Bezos dhe Elon Musk në lidhje me udhëtimet në hapësirë. Ai tha se i duket më e rëndësishme lufta kundër malaries dhe HIV-it, duke shtuar se kemi më tepër gjëra për të bërë këtu në tokë.

“Nuk e di, jam obsesionuar me gjëra si Malaria dhe HIV-i dhe përpjekja për t’i hequr qafe, aq sa me shumë mundësi kam filluar t’i mërzis njerëzit nëpër evente duke folur për këto sëmundje. Hapësira?! Kemi ende shumë punë për të bërë këtu në tokë”, u përgjigj Gates në lidhje me pyetjen se cfarë mendimi kishte për interesin e madh të miliarderëve për udhëtimet në hapësirë.

 

Tonight on our special #ClimateNight episode, Bill Gates shares a very good reason for why you haven’t seen him in a rocket ship ? pic.twitter.com/7C8cKarJl0

— The Late Late Show with James Corden (@latelateshow) September 23, 2021

Këto komente të Gates vijnë një javë pasi SpaceX i Elon Musk dërgoi me sukses në hapësirë anijen e parë kozmike private, Inspiration4, me katër astronautë amatorë në bord. Ndërkohë që në korrik të këtij viti, fluturuan në hapsirë Jeff Bezos dhe Richard Branson, udhëtim që kushtoi miliona dollarë. Croden e cilësoi përgjigjen e gates si një “djegie me klas” për dy miliardërt e njohur. Intervista virtuale me themeluesin e Microsoft, lançoi një edicion special mbi ndryshimet klimatike në programin televiziv te James Corden. Moderatori e falenderoi Bill Gates që “është i vetmi miliarder që nuk po përpiqet arratiset nga planeti momentalisht”.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bill gates elon musk jeff bezos bill gates elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 07:39

Alarm për bombë në Gjykatën e Greqisë

GREQI– Një alarm për bombë ka evakuuar të gjithë punonjësit në Gjykatën e Greqisë. Thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror...