Aktualitet

‘Nga pakujdesia’/ Përfshihet nga zjarri një banesë në fshatin Kajan, vetëm dëme materiale

26 Shtator 2021, 20:28 Nga DOSJA
‘Nga pakujdesia’/ Përfshihet nga zjarri një banesë

CËRRIK– Një banesë është djegur në fshatin Kajan të Belshit. Policia njofton se janë djegur orenditë e shtëpisë së 42-vjeçarit L. H., por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia, por ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne kajan policia e shtetit digjet shtepia ne kajan policia e shtetit

Sondazh

Poll