Sport

VIDEO/ Derbi spektakolar! Lazio dhe Roma japin shfaqje, Sarri i tregon Mourinhos kush “komandon” kryeqytetin

26 Shtator 2021, 18:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Derbi spektakolar! Lazio dhe Roma japin shfaqje, Sarri i tregon Mourinhos

ITALI-Lazio fiton derbin duke mposhtur Romën 3-2 në Olimpico në një ndeshje plot emocione. Skuadra bardhekaltër shënoi golin e avantazhit në minutën e 10′ kur Milinkovic-Savic shënoi për Lazion, mesfushori serb shënoi me kokë, teksa u përplas me portierin e Romës, duke humbur ndjenjat për pak momente. Megjithatë lojtari u ngrit në këmbë dhe vetëm 9 minuta më vonë, Pedro do të shënonte golin e dytë.

Ish-sulmuesi i Romës festoi në sytë e tifozëve verdhekuq. Emocionet në pjesën e parë nuk do të përfundonin, sepse Ibanez shkurtoi diferencën në minutën e 41′. Në pjesën e dytë, do të ishte përsëri Lazio që do të shënonte golin e tretë kur në minutën e 63′ Anderson do të shënonte golin e tretë falë topit të dhënë nga Immobile.Pak minuta më vonë Zaniolo fiton një faull në zonë, i kthyer në gol nga Veretout nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Pjesa tjetër e ndeshjes u luftua deri në fund nga të dyja ekipet por pa mundur dot të çojnë topin në rrjetë.Kështu, ekipi i Sarrit arriti të triumfojë ndaj Romës duke marrë tre pikë që vlejnë jo vetëm për klasifikimin por edhe për moralin e ekipit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio roma lazio roma

Sondazh

Poll