Sport

VIDEO/ Derbi i Londrës “vishet i kuq”, Arsenal “vret” Tottenhamin brenda 34 minutave

26 Shtator 2021, 17:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Derbi i Londrës “vishet i kuq”, Arsenal

ANGLI– Arsenal fiton derbin e Londrës veriore përballë Tottenham me shifrat 3-1. Përballja ishte e vlefshme për javën e 6-të të Premier League. “Topçinjtë” drejtuar nga Arteta “vranë” ndeshjen në vetëm 34 minuta lojë. Smith Roëe do të shënonte në minutën e 12′, ndërsa në të 27-tën dyfishoi Aubameyang.

Vetëm shtatë minuta pas dyfishimit të rezultatit, tundi rrjetën talenti Saka, me Tottenhamin që e kishte të vështirë të hynte në lojë.Pas shumë përpjekjesh “Spurs”-at ia dolën të ngushtonin në 3-1 diferencën me Son Heung-Min në minutën e 79′.

Arsenal merr fitoren e tretë rradhazi, ndërsa Tottenham pësoi humbjen e tretë radhazi, duke zhgënjyer tifozët pas atij starti pozitiv me tri fitore të njëpasnjëshme.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal tottenham arsenal tottenham

Sondazh

Poll