Politike

Viti i ri shkollor, Basha: Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës!

27 Shtator 2021, 08:04 Nga DOSJA
Viti i ri shkollor, Basha: Urime vogëlushëve që plot emocione

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë të një mesazhi, kryedemokrati uron fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Basha e cilëson këtë si një kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre por dhe të shoqërisë.

MESAZHI I BASHËS:

Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve.

Lajmi kryesor: Sot nis viti i ri shkollor! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen nga nxënësit dhe mësuesit, arsimtarët detyrim vaksinën anti-COVID ose tampon

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha viti i ri shkollor 2021-2022 lulzim basha viti i ri shkollor 2021-2022

Sondazh

Poll

Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...

Politike 26 Shtator 2021, 16:36

GJIROKASTËR– Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka vazhduar “turin” e saj nëpër Shqipëri, d...