Sport

VIDEO/ Ansu Fati “mbreti” i ri i Barcelonës, pas 322 ditësh mungesë, sulmuesi rikthehet në fushë dhe gjen golin

26 Shtator 2021, 16:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Ansu Fati “mbreti” i ri i Barcelonës, pas 322

SPANJË– Barcelona rikthehet te fitorja pas dy barazimeve rradhazi me Cadiz dhe Granada-n. Në javën e gjashtë të La Liga-s skuadra katalanase fiton ndaj Levantes me shifrat 3-0. Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Koman ku në minutën e 6′ Depay do të zhbllokonte shifrat, ndërsa goli i dytë do të vinte shumë shpejt kur në minutën e 14′ sulmuesi Luuk de Jong do të dyfishont shifrat.

Në minutën e 81-të, në një nga tri zëvendësimet e kryera në të njëjtën kohë, trajneri holandez hodhi në fushë Ansu Fatin, që u kishte munguar “blaugranave” prej thuajse një viti.

Ansu Fati në ato pak raste që mori në kontroll topin tregoi se është lojtar që bën diferencën. Në minutën e parë shtesë, kur kishte vetëm 10 minuta në fushë, shënoi golin e tretë për vendësit, duke ngritur peshë “Camp Nou-n”.Mbyllet me fitoren 3-0 të Barcelonës kjo sfidë, që i jep qetësi të përkohshme Ronald Koemanit, që pavarësisht këtij suksesi mbetet në fije të perit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ansu fati barcelona ansu fati barcelona

Sondazh

Poll