Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, 29-vjeçari drejtonte automjetin i dehur, përfundon në spital

26 Shtator 2021, 19:16 Nga DOSJA
Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, 29-vjeçari drejtonte

GRAMSH– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në afërsi të fshatit Banjë. 29-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Si pasojë e përplasjes, i riu mori plagë të lehta poru dërgua për në spital për të marrë kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh aksident në gramsh

Sondazh

Poll