Sport

VIDEO/ “Ai nuk më pason”! Kamerat “tradhëtojnë” Mbappe-n, sulmuesi i PSG shpërthen në stol, ja kujt

26 Shtator 2021, 13:34 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ai nuk më pason”! Kamerat

FRANCË-PSG fitoi kundër Montpellier dhe vazhdon rrugën e saj të qartë në Ligue 1: 8 fitore për ekipin kryeqytetas në 8 javë kampionat. Një dominim që sheh vendin e dytë 10 pikë larg, pozicion që mbahet nga Marseille.Por nën Kullën Eifel ka edhe hije, të cilat kërcënojnë të shkatërrojnë harmoninë në dhomën e zhveshjes dhe të minojnë sezonin e skuadrës nga Parisi. Pas reagimit të Messit ndaj

Pochettinos kur lojtari u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Lyon, tani vjen gjesti edhe më goditës i Kylian Mbappe. Sulmuesi francez u zëvendësua në minutën e 88′ në takimin ndaj Montpellier. Lojtari nuk mori parasysh kamerat dhe u shfry ndaj shokut të skuadrës që kishte në stol: “Mua nuk më pason”. Mediat franceze kanë zbuluar se gjithçka i referohet Neymar.

 

Mbappe to Idriss about Neymar :

“This beggar didn’t give me the pass” ??

pic.twitter.com/YtCkcYZWtg

— Fze (@Fze032) September 25, 2021

Komunikimi dhe mungesa e pasimeve mes të dyve ishte mjaft e dukshme.Tani kuptohet edhe më qartë pse kampioni francez ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me PSG -në dhe mezi pret një ndryshim të peizazhit, ndoshta duke iu bashkuar Real Madridit pa kosto vitin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbappe neymar psg mbappe neymar psg

Sondazh

Poll