Sport

Shiu, kaos në Gran Prix të Rusisë: Hamilton arrin fitoren e 100-të, podi plotësohet me Verstappen dhe Sainz

26 Shtator 2021, 14:39 Nga DOSJA

RUSI – Pas një agjërimi prej më shumë se dy muajsh, piloti britanik Lewis Hamilton kthehet te fitorja dhe arrin suksesin e 100-të në botërorin e Formula 1.

Grand Prix i Rusisë u dominua për shumë kohë nga Lando Norris, i cili tri xhiro nga fundi kur reshtjet e shiut pushtuan pistën, bëri një gabim fatal, që i kushtoi pilotit të McLaren, jo vetëm të humbte kryesimin e garës, por që në fund të renditej në vendin e shtatë. Në podiumin e fituesve u ngjitën edhe Max Verstappen i Red Bull dhe Carlos Sainz i Ferrarit.

Pasi ishte “parkuar” për një kohë të gjatë… në Detin e Zi, shiu mbërriti në dhjetë xhirot e fundit të në pistën e Soçit, ndoshta për t’i privuar Lando Norrisit fitoren e tij të parë në Formula 1.

Gjithsesi, tri xhiro nga fundi, ai “e lagu” fitoren e 100-të në Formula 1 të Lewis Hamilton, autor i një shfaqje ku tregoi klas. I bllokuar për një kohë të gjatë pas Daniel Ricciardo, “Mbreti i Zi” i Formula 1, pasi nisi shiu ndryshoi gomat dhe duke përfituar nga gabimi i Noris, siguroi fitoren e pestë të këtij sezoni dhe të 100-tën në karrierë.

Piloti 21-vjeçar i skuderisë nga Bristol qëndroi me kokëfortësi me goma të thata në pistë, duke humbur suksesin, por fituar një mësim dhe përvojë për karrierën e tij të ardhshme. Lando Norris u rendit në vendin e shtatë.

Ja dhe renditja e pilotëve në garën për Grand Prix të Rusisë:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlos sainz i ferrarit daniel ricciardo grand prix i rusisë lando norris max verstappen i red bull suksesin e 100-të carlos sainz i ferrarit daniel ricciardo grand prix i rusisë lando norris max verstappen i red bull suksesin e 100-të

Sondazh

Poll