Sport

Alarm i kuq te Juventus para Chelsea-t dhe Torinos, Allegri konfirmon dy mungesa të rëndësishme

26 Shtator 2021, 15:32 Nga DOSJA
Alarm i kuq te Juventus para Chelsea-t dhe Torinos, Allegri konfirmon dy mungesa

ITALI-Lajm i keq për Juventusin. Paulo Dybala luajti vetëm 21 minuta në takimin ndaj Sampdorias duke ndjerë probleme në kofshën e majtë. Gjatë ditës, ‘Joya’ do t’i nënshtrohet testeve instrumentale për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të hartuar një program rikuperimi. Problemet nuk ndalen me kaq.

Alvaro Morata gjithashtu kërkoi zëvendësim. Numri 9 i Juventusit ndjeu dhimbje në kofshë dhe mësohet se dy lojtarët nuk do të jenë ndaj Chelsea-t dhe Torinos, këtë e konfirmoi vetë Allegri pas ndeshjes me Sampdorian. “Nuk do të ketë as me Chelsea-n as me Torinon, kjo është e sigurt. Kjo është pjesë e lojës, sot na ndodh ne, nesër mund ti ndodhë një tjetër skuadre. Ne do të duhet të jemi të mirë në kompensimin e mungesave “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus morata allegri juventus morata

Sondazh

Poll