Bota

Njerëzit e afërm të tij u infektuan me Covid/ Putin ‘izolohet’, gjen relaks te peshkimi (FOTOT)

26 Shtator 2021, 11:36 Nga DOSJA
Njerëzit e afërm të tij u infektuan me Covid/ Putin

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Siberi aty ku po kalon disa ditë relaksuese. Lideri rus është fotografuar teksa ndodhet për shëtitje dhe peshkim.

Këtë herë, fotot që u bënë publike ishin më të zakonshme. Putin shihet duke qëndruar në një lumë, duke peshkuar dhe kapur peshk, duke ecur në livadhe dhe duke folur me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, shoqëruesin e tij të zakonshëm të pushimeve.

Disa ditë më parë, Putin njoftoi se do të duhej të kalonte “disa ditë” në izolim pasi njerëzit pranë tij u sëmurën me Covid-19. Ai gjithashtu duhej të anulonte udhëtimin e tij në Taxhikistan , ku do të merrte pjesë në një Samit të Sigurisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll