Bota

Mungoi në takimin me Kurtin, Haradinaj: Në orën 9 isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty

26 Shtator 2021, 11:56 Nga DOSJA
Mungoi në takimin me Kurtin, Haradinaj: Në orën 9 isha në

KOSOVË– Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-së, Ramush Haradinaj, nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin e kryeministrit Kurti me liderët e opozitës, në të cilin u diskutua për gjendjen në veri. Pas takimit, ku të pranishëm ishin kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haradinaj ka thënë se në orën 09:00 të mëngjesit ka qenë në zyrën e Kurtit, por nuk e gjeti aty.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm!

Dita e shtatë! Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës, presidenti i KE: Të tërhiqen forcat policore dhe të vijojnë negociatat!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosova vendos reciprocitetin me serbine ramush haradinaj albin kurti kosova vendos reciprocitetin me serbine ramush haradinaj

Sondazh

Poll