Bota

Masakroi mësuesen 28-vjeçare në një park të Londrës, trupin e saj e fshehu poshtë gjetheve, policia arreston një person

26 Shtator 2021, 11:22 Nga DOSJA
Masakroi mësuesen 28-vjeçare në një park të

BRITANI– Një person është arrestuar në Britani si i dyshuari kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nisa, e cila u gjet e vdekur javën e kaluar në një park të Londrës.

Mësuesja 28-vjeçare u zhduk të premten e kaluar, pasi la shtëpinë e saj për të ecur në një distancë të shkurtër. Ajo kaloi përmes një parku në mënyrë që të shkonte në një lokal ku do të takonte një shoqe.

Një kalimtar e gjeti trupin e saj ditën tjetër, rreth orës 17:30 pasdite. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA, ajo ishte sulmuar me thikë dhe autori e kishte fshehur trupin e saj nën një grumbull gjethesh. Dy burra të tjerë të arrestuar javën e kaluar me dyshimin për vrasjen mirëpo u liruan më vonë pasi nuk kishte prova të bindshme për ti mbajtur brenda qelisë.

Ende nuk është bërë publike ekspertiza mjeko-ligjore e cila do zbulojë shkakun e vdekjes së mësueses.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sabina nessa sabina nessa

Sondazh

Poll