Aktualitet

Kërcënohet për vdekje një person në Tropojë, arrestohen dy vëllezërit

26 Shtator 2021, 07:10 Nga DOSJA
Kërcënohet për vdekje një person në Tropojë,

TROPOJË– Dy vëllezër, pasi kanë goditur me sende të forta dhe kanë kërcënuar një person në Tropojë janë vënë në pranga. Policia bën të ditur se janë prangosur B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj. Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kanosën dhe goditën me sende të forta një shtetas, vihen në pranga dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit, B.Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë. Në fshatin Gri, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezer ne tropoje kercenohet nje person tropoje arrestohen dy vellezer ne tropoje kercenohet nje person tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2021, 06:54

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhun...