Aktualitet

26 Shtator 2021, 06:54 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhunës ka rënë një grua e cila ishte në një lokal në lagjen ’18-shtatori’ në Gjirokastër. Ish-bashkëshorti i saj së bashku me kunatin kanë qënë dy personat që ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Dy vëllezërit dhunuan me sende të forta, dorezë hekuri dhe mjet prerës 33-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën. Dy vëllezërit F.S dhe G.S janë shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gruaja ne gjirokaster gjirokaster sherr ne gjirokaster dhunohet gruaja ne gjirokaster gjirokaster sherr ne gjirokaster

Sondazh

Poll