Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-së: Reagoni për situatën e krijuar në veri
26 Shtator 2021, 07:58Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë retorikën konflikt-nxitëse dhe kërkon nga BE, SHBA dhe NATO të reagojnë menjëherë për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Përmes një deklarate për shtyp, KASH shprehet se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha shteteve dhe popujve.
“KASH shpreh keqardhjen që marrëveshjet e dakordësuara në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për zbatim, duke prapësuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Ne i bëjmë thirrje Republikës së Serbisë që të ndalojë retorikën konflikt-nxitëse dhe përshkallëzimin e tensioneve. Një qasje e tillë e udhëhequr nga nivelet më të larta shtetërore të Serbisë nuk është në interes të askujt, aq më pak në interes të qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës.
KASH u bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për të reaguar me shpejtësi dhe pa ekuivok ndaj politikave dhe veprimeve konflikt-nxitëse të Serbisë”, shkruhet mes të tjerash në reagim.
KOSOVË- Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë dek...
KOSOVË– Në ditën e shtatë të hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave të mjeteve nga Serbia, situata në kufi vijon të mbetet e tensionuar.Në orët ...
KOSOVË- Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një takim urgjent me liderët e opozitës në vend, për të diskutuar në lodh...
SHBA– Treni i pasagjerëve në Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montanës duke lënë tre persona të vdekur dhe më shumë se 50 të plagos...
Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Ange...
ANGLI– Një ngarje e pazakontë ka ndodhur në Angli me një të ri që kishte shkuar për të vjedhur në një shtëpi mirëpo përfundoi duke u kujdesur për këtë të ...
Udhëheqësit e Turqisë po ndjekin nga afër zgjedhjet gjermane të 26 shtatorit që do të shënojnë fundin e qëndrimit të gjatë në detyrë të kancelares Angela Merkel...
KOSOVË– Dita e gjashtë ka regjistruar dhe tensionet e para në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës. Një faqe në Facebook me emrin Zubin ...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Gjatë mbledhjes së sotme, u dis...