Bota

30 vjet nga Referendumi për Pavarësinë e Kosovës, akt sublim i vullnetit politik të popullit

26 Shtator 2021, 07:43 Nga DOSJA
30 vjet nga Referendumi për Pavarësinë e Kosovës, akt sublim

KOSOVË- Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, gjë që u vërtetua dhe në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u miratuan një vit më parë dhe u pasua me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.

Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represionit të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.

Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008 .

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni #pavaresia e kosoves #koncerti ne prishtine #11 vite pavaresi referendumi për pavarësi #pavaresia e kosoves #koncerti ne prishtine #11 vite pavaresi referendumi për pavarësi

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 05:34

Çfarë do bëjë Merkel pas zgjedhjeve?

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Ange...