Bota

DITA E GJASHTË/ Digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan. Kurti u nxjerr emrat, Osmani

25 Shtator 2021, 08:44 Nga DOSJA
DITA E GJASHTË/ Digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen

KOSOVË– Dita e gjashtë ka regjistruar dhe tensionet e para në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës. Një faqe në Facebook me emrin Zubin Potok INFO, ka publikuar pamje me anë të të cilave dokumenton dhe djegien e qendrës së regjistrimit në Zubin Potok. Edhe në Zveçan janë hedhur granata dore, duke shkaktuar tym në ajër, por ende nuk është raportuar për persona të lënduar. Këto veprime Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla së bashku me Kryeministrin Kurti i kanë konsideruar si akte kriminale si dhe cwnime tw paqes. Policia e vendit nuk ka bërë me dije që të jenë proceduar persona për shkak të këtyre zjarrvënieve. 

Tensionimi i kësaj situate ka sjellë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të urdhërojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, duke nxjerrë me emër dhe figurë dy personat që sipas tij po bllokojnë pikën kufitare. Ndërkohë që edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bën thirrje ndërkombëtarëve që mos t’i injorojnë sulmet, pasi sipas saj janë synime ruso-serbe për të destabilizuar rajonin, ndërsa sot ka vendosur që të kthehet me urgjencë në Kosovë nga Amerika. Lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ku bën thirrje për qetësim të situatës dhe dënon dhunën e ushtruar.

Gjithsesi, policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll