Bota

Hajdut i pazakontë! U fut për të vjedhur, 24-vjeçari në Britani bën punët e shtëpisë, dëshmia në Gjykatë: Unë shkov

26 Shtator 2021, 05:19 Nga DOSJA
Hajdut i pazakontë! U fut për të vjedhur, 24-vjeçari

ANGLI– Një ngarje e pazakontë ka ndodhur në Angli me një të ri që kishte shkuar për të vjedhur në një shtëpi mirëpo përfundoi duke u kujdesur për këtë të fundit. Konrad Kuprasz, 24 vjeç shkoi për të grabitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat dhe jo vetëm. Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur, hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë. Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.

I pyetur në Gjykatë se përse ishte futur në banesën e një personi tjetër, i riu është shprehur: “Unë shkoj të fle”.

Ai do të dëbohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni, pasi të përfundojë dënimin që iu dha nga gjykata.

Burimi: Yorkpress.co.uk

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota konrad kuprasz konrad kuprasz

Sondazh

Poll