Bota

Treni del nga shinat në SHBA/ Tre persona humbin jetën, mbi 50 mbeten të plagosur, nis puna për shpëtimin e pasagjerëve

26 Shtator 2021, 06:07 Nga DOSJA
Treni del nga shinat në SHBA/ Tre persona humbin jetën, mbi 50 mbeten

SHBA– Treni i pasagjerëve në Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montanës duke lënë tre persona të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur.

Treni i cili po lidhte Seattle me Çikagon kishte 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Pesë lekomotiva dolën nga shinat pranë qytetit të Joplin, Montana, rreth orës 16:00 duke shkaktuar tre viktima.

Oficeri i policisë ka treguar se pasagjerët të cilët ishin bllokuar në vagonët e dalë nga shinat kanë mundur të dalin mirëpo ka të tjerë që janë ende brenda trenit. Koordinatori i katastrofës dhe shërbimeve të urgjencës në Montana tha për mediat se të plagosurit ishin “mbi pesëdhjetë”.

Pasagjerët që shpëtuan nga kjo tragjedi qëndrojnë të ulur përballë trenit, me valixhet e tyre duke parë se si nxirren të tjerë persona nga vagonat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba treni del nga shinat ne shba shba treni del nga shinat ne shba

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 05:34

Çfarë do bëjë Merkel pas zgjedhjeve?

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Ange...