Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i Këshillit Evropian: Vuçiç dhe Kurti të tërhiqen!

26 Shtator 2021, 05:57 Nga DOSJA
Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i Këshillit

BRUKSEL– Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç të tërhiqen për të shmangur tensionet në veri të vendit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ai shkruan se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri. Kreu i Këshillit Europian ka bërë thirrje që të tërhiqen Njësite Speciale te Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e eskalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE-së, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës nisi një javë më parë zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora charles michel kosova vendos reciprocitetin me serbine charles michel kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 05:34

Çfarë do bëjë Merkel pas zgjedhjeve?

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Ange...