Politike

‘Foltorja’ në Vlorë, Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri! Basha më përjashtoi se ka frikë (PËRGJIGJIA

25 Shtator 2021, 09:07 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Vlorë, Berisha: Rrethanat në PD të

VLORË- “Foltorja” e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha është zhvendosur sot në Vlorë. Në fjalën e tij përballë demokratëve, 

Ndërsa lidhur me vendimin që kryedemokrati mori ndaj tij duke e përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha tha se numri një i PD-së e kishte bërë sepse kishte frikë nga dikush, por nuk përmendi emra. Edhe pse nga Vlora i ktheu përgjigje, Berisha nuk përmendi me emër as ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Por tha se kishte të drejtë që të vendoste “non grata” për në SHBA, ndërsa në Shqipëri nuk e ndalonte dot që të hynte në Kuvend pasi shqiptarët e kishin shprehur vullnetin e tyre. Po ashtu, nuk harroi që të përsëriste akuzat për lobim dhe përfshirjen e George Soros në vendimin e DASH kundër tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet kryetar i PD, duke u shprehur se kishte vendosur të mos kthehej më kurrë, por në rrethanat që ndodhet PD, sipas tij të zgjojnë dhe nga varri. Ndërsa sot, në Vlorë, ish-kryeministri kishtë në krah dhe aktivisten shqiptaro-amerikane, Evi Kokalarin. Mirëpo vetëm paraditen e sotme, kjo e fundit u kap “mat” nga Dosja.al duke u shoqëruar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Përveç saj, bë këtë takim Berishës i janë bashkuar edhe ish presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj, kreu i PD Vlorës, Genc Deromemaj dhe ish deputeti Dashamir Tahiri.

Ky ishte takimi i tretë që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’. Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne vlore vlore aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne vlore vlore

Sondazh

Poll