Politike

Situata në veri të Kosovës, reagon Basha: Detyra e Shqipërisë nuk është të heshtë! Të përdoret çdo mekanizëm diplom

25 Shtator 2021, 16:18 Nga DOSJA
Situata në veri të Kosovës, reagon Basha: Detyra e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në porfilin e tij në Facebook ai shkruan se po ndjek i shqetësuar situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit të targave. Basha i cilëson sulmet në veri si akte kriminale të frymëzuara nga Beogradi që synojnë destabilizim e rajonit për qëllimet e Vuçiç. Ai kritikon heshtjen e qeverisë shqiptare dhe thotë se detyra e Shqipërisë është të përdorë të gjitha mekanizmat diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit. Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç. Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate. Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, shkruan Basha. 

Prej gjatë ditësh në veri të Kosovës vijojnë tensionet pas vënies së reciprocitetit të targave.

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha reciprociteti i targave tensionet në veri të kosovës lulzim basha reciprociteti i targave tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll