Politike

‘Moskandidimi im, i padrejtë! Partia s’është pronë private’/ A janë “shkrirë akujt” me Ramë

25 Shtator 2021, 15:15 Nga DOSJA
‘Moskandidimi im, i padrejtë! Partia s’është

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka preferuar që të mos zbulojë shumë detaje lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se nuk përbëjnë interes për publikun. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, Bushati e cilësoi si të padrejtë vendimin e kryeministrit për të mos e vendosur në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, por shtoi se nuk do të heqë dorë nga angazhimi i tij për Partinë Socialiste.

“Sa i përket çështjes së kandidimit, e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë në gjykimin tim, por kjo nuk më bën të heq dorë nga angazhimi im për PS dhe me PS. Marrëdhëniet personale, raportet ulje-ngritjet nuk janë të rëndësishme për opnionin publik se bëhen objekt bisedash në kafene. E rëndësishme është që në një bashkësi politike të ketë rregulla edhe nëse anëtarët të ndryshëm mund të kenë pikëpamje ndryshe. Partitë politike nuk janë prona private por të mira publike. Kështu e kam konceptuar unë pozicionit tim, i bindur se duhet t’i drejtohemi shoqërisë. Është e rëndësishme që të drejtojmë një model të drejtë. Besoj se dhe tematika e Asamblesë së fundit ishte e përqëndruar tek këto elementë,”-tha ndër të tjera Bushati.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Rama?

Bushati: Besoj se marrëdhëniet personale, raportet, ulje-ngritjet e marrëdhënieve personale nuk janë të rëndësishme për opinionin publik, sepse bëhen objekt telenovelash e bisedash nëpër kafene, sesa të sjellin diçka konkrete. E rëndësishme është që në një parti politike të ketë rregulla, sa i përket bashkëjetesës demokratike, qoftë edhe ku anëtarë të ndryshëm të forcës politike mund të kenë pikëpamje të ndryshme apo pikëpamje alternative për mënyrën se si mund të jetë më efektive dhe më e suksesshme forca politike. Nëse pikëpamjet e mia janë efektive apo konstruktive, kjo është një çështje tjetër. Është e rëndësishme që partitë të jenë organizma të gjalla, sepse nuk janë prona private, por janë të mira publike dhe kanë një raport shumë të rëndësishëm me shoqërinë. Kështu e kam konceptuar unë edhe pozicionin dhe aktivizimin tim brenda radhëve të PS, i bindur se ne nuk mund t’i flasim vetëm kërthizës sonë, por duhet t’i drejtohemi shoqërisë, sidomos kur jemi një forcë në qeverisje për të tretin mandat radhazi, precedenti i parë në pluralizmin e Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme për të ndërtuar një model sa më të drejtë mes qeverisjes në nivel qendror e vendor dhe shoqërisë.

Si janë marrëdhëniet me kryeministrin Rama, kam parasysh një shprehje të tij, ndërsa sqaronte vendimin për t’ju lënë jashtë listave, ndërsa tha: “Unë s’kam asgjë me Ditmir Bushtin, ai thotë të vetat unë them të miat, ai duhej të kishte punuar tokën e të ishte si shokët e vet. Kështu që nuk është personale. Shpresoj ta kapë treni prapë, në tren të hipën partia, por nëse rri apo zbret e vendos vetë”…

Bushati: Në kryesinë e PS unë kam qenë që prej vitit 2011, jam zgjedhur edhe për herë të parë, është hera e tretë që vijoj të jem, për sa kohë do kem besimin e shokëve dhe shoqeve për të cilat kam bërë dhe bëj beteja, do vijoj ta ushtroj me maksimumin e fuqive të mia njerëzore dhe intelektuale e fizike. Jam i vendosur për të mos ushqyer asnjë telenovelë apo bisedë kafeneje. Janë çështje që nuk kanë interes publiku. Publiku ka interes për të ditur kontributin, pikëpamjet që unë kam apo aktivitetin politik që unë zhvilloj.

Ju ishit më i votuari në Kryesinë e PS, por që nuk u përfshitë në listat e PS për kandidat, si e pritët këtë zhvillim?

Bushati: Besoj se nuk ka diskutim që vota në Asamblenë Kombëtare ishte një lloj mbështetje për aktivitetin dhe kontributin tim, sepse PS ka investuar tek unë, siç jam përpjekur unë për të investuar dhe që do vazhdoj të jap kontributin tim në këtë forcë politike, pavarësisht funksioneve që do të mbaj ose jo. Sa i përket çështjes së kandidimit, e kam thënë që ka qenë një vendim i padrejtë në gjykimin tim, por kjo nuk më bën të heq dorë nga angazhimi im për PS dhe me PS.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll