Politike

Debati për “aleatin” në mbledhjen e PS në Shkodër, Bushati pa koment: Më e udhës të pyesni ndonjë protagonis

25 Shtator 2021, 15:37 Nga DOSJA
Debati për “aleatin” në mbledhjen e PS në

TIRANË– Ish-drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushati nuk zgjodhi që t’i komentonte debatet e zhvilluara në takimin mes socialistëve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bushati tha se nuk ishte në gjendje që të komentonte një ngjarje në të cilën nuk kishte qenë prezent.

“Nuk ka diskutim që kemi nevojë që të përmirësohemi. Gjithmonë është një balancë delikate mes aktivizmit dhe nevojës për ta rigjeneruar me njerëz të rinj. Kemi nevojë për ta bërë mjedisin partiak një hapësirë më të gjallë debati për çështje e tematika që shqetësojnë komunitetin. Nuk jam në gjendje të komentoj një lajm që është dhënë në media por nuk është konfirmuar nga askush. Do të kishte qenë më e udhës për t’ja bërë këtë pyetje dikujt që ka qenë protagonist,”-tha ai.

Në mbledhjen e disa ditëve më parë në Shkodërkishte debate mes socialistëve! Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka “aleati” duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati sherr ne ps e shkodres ditmir bushati sherr ne ps e shkodres

Sondazh

Poll