Politike

Berisha u shpall “non grata” nga DASH, Bushati: Lajm i keq për vendin! Debatet në PD? S’kam dëshirë t̵

25 Shtator 2021, 15:50 Nga DOSJA
Berisha u shpall “non grata” nga DASH, Bushati: Lajm i keq për

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar si lajm të keq për Shqipërinë shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një intervistë për “Kjo javë”, Bushati zgjodhi që të mos i komentonte debatet brenda Partisë Demokratike, duke u shprehur se ishte pjesë e një force tjetër politike.

“Lajm i keq për vendin. Bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë. Nga ana tjetër mendoj që mund të jetë dhe një mësim i hidhur për të gjithë ne dhe klasën politike në Shqipëri. Përjashtimi i Berishës, e favorizon Bashën apo…? Vendimet janë vendimet të PD, nuk kam dëshirë t’i komentoj. Dua të them se debatet në PD dhe çdo forcë tjetër duhet të jenë të shëndetshme. Sa më e shëndetshme të jetë opozita, aq më shume ka garanci që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e përgjegjshme. E them i bindur që sa më shpejt të marrë veten PD, aq më mirë do të jetë për PS dhe për fatet e qeverisjes së vendit, në të kundërt do na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar. Ndoshta nuk jemi mësuar me kulturën e debatit e pikëpamjeve të kundërta edhe brenda forcave tona politike, jam partizan i zhvillimit të debateve ballafaqimit të platformave dhe një rezultati sa më konsolidues,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati sali berisha shpallet non-grata ditmir bushati sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll