Politike

PD s’pranon Komisionet Parlamentare online, ngrihet grupi për draftin e Territoriales, Basha: Dilni në terren dhe denonconi

25 Shtator 2021, 07:55 Nga DOSJA
PD s’pranon Komisionet Parlamentare online, ngrihet grupi për draftin

TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur që të mos pranojë vendimin e marrë nga maxhoranca në konferencën e kryetarëve për të zhvilluar online mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, që nisi në orën 11:00 në selinë është vendosur që deputetët demokratë të paraqiten në salla sa herë që të mbledhje të Komisioneve Parlamentare.

Vendimin e maxhorancës, PD-ja e ka cilësuar si një tentativë për të shmangur kontaktet me Opozitën. Demokratët kanë diskutuar edhe për Reformën Territoriale, për të cilën kreu i PD-së, Lulzim Basha th se shumë shpejt do të ngrihet grupi i punës dhe do të nisin konsultimet me qytetarët në zonat e deputetëve.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që deputetët e Partisë Demokratike të pyesin për vijimin e hetimeve për zgjedhjet e 25 prillit. Basha është shprehur para demokratëve se s’mund të pretendohet për drejtësi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëzuar deputetët që të zbresin në zonat e tyre dhe të adresojnë problemet e qytetarëve, kryesisht për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ai i ka konsideruar skandaloze çmimet e rritura, që sipas tij dëmtojnë shumicën e qytetarëve.

Kreu i PD-së është shprehur më tej se tani duhen bërë gati mekanizmat që të adresohen problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës.  Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë shumë i prerë kur është shprehur se Partia Demokratike duhet të bëjë gjithçka që të ndajë politikën nga krimi dhe se duhen denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare pd mbledh grupin 25 shtator 2021 debati per komisionet parlamentare pd mbledh grupin 25 shtator 2021

Sondazh

Poll