Sport

Qeveria “Ok” për rritjen e kapacitetit të stadiumeve, por maska mbetet detyrim!

25 Shtator 2021, 09:13 Nga DOSJA

ITALI – Dekreti i miratuar nga Këshilli i Ministrave që flet për frenimin e infeksioneve, do të sjellë edhe rritjen e numrit të tifozëve në masën e 75% të kapacitetit të stadiumeve.

“La Gazzetta dello Sport”, ndërsa jep lajmin, nënvizon gjithashtu mundësinë e shfrytëzimit të kësaj risie, që në finalet e Ligës së Kombeve, ndeshje të cilat do të luhen në Milano dhe Torino midis 6 dhe 10 tetorit.

Kjo duke pasur parasysh, se shitjet e biletave do të nisin të hënën, duke marrë parasysh publikimin e dekretit, i cili do të miratohet më 30 shtator në gazetën zyrtare.

Por Komiteti Teknik i Mjekësisë (CTS) vuri në dukje, se në stadiume shumë njerëz nuk mbajnë maskë dhe me njerëz të grupuar mbi kufirin e lejuar në sektorë të caktuar.

Respekti për rregullat mbetet dhe ka një vlerë “simbolike dhe thelbësore”, shkruan “La Gazzetta”: është e nevojshme të parandalohet një atmosferë e “të gjithëve të lirë”, që mund të çojë në mbyllje të reja.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” 75% të kapacitetit komiteti teknik i mjekësisë (cts) ligës së kombeve milano dhe torino “la gazzetta dello sport” 75% të kapacitetit komiteti teknik i mjekësisë (cts) ligës së kombeve milano dhe torino

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2021, 17:11

ANGLI-Kaos total te skuadra e Derby.Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një...