Bota

Djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, Berisha: Akt i ri luftnxitës i Beogradit, presidenti i serb

25 Shtator 2021, 11:53 Nga DOSJA
Djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar djegien e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se përqendimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovës është një akt luftnxitës i Beogradit, duke shtuar se Presidenti e Serbisë ose serbomadhisë siç e quan Berisha, Aleksandër Vuçiç nuk ka njohur deklaratën që ka nënshkruar në Bruksel si dhe ka bërë një sërë deklaratash kërcënese. Berisha në fund të postimit të tij u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në krah të Kosovës si dhe të mbështesin qëndrimin e drejt të saj.

Postimi i Plotë: 

Perqendrimi i ushtrise serbe ne kufi me Kosoven, akt i ri luftnxites i Beogradit.
Miq, keto dite qeveria e Kosoves ne perputhje te plote me marreveshjen e firmosur nga palet, dmth Kosova dhe Beogradi ne Bruksel, vendosi reciprocitetin per paisjen me targa te perkohshme te makinave te Serbise qe kalojne ne Kosove njelloj si makinat e Kosoves qe udhetojne ne Serbi.
Ndaj ketij akti legjitim, presidenti i serbomadhise Vuçiç dhe qeveria e tij jane sjelle ne menyre zuzare dhe konkretisht:
-Nuk kane njohur marreveshjen e firmosur ne Bruksel nga Ivica Daçiç e cila percaktonte perdorimin e targave te perkohshme nga te dyja palet.
-Beogradi moblizoi serbet e veriut te Kosoves ne demostrime dhe bllokimin e rrugve si proteste ndaj vendimit legjitim te qeverise se Kosoves.
– Presidenti i serbomadhise Vuçiç personalisht beri nje seri deklaratash kercenuese ndaj Kosoves per vendimin e saj.
-Ai kercenoi, dislokoi forca te medha policore ne kufi ne pikat kufitare me Kosoven.
-Ai shpalli rifillimin e fushates se bllokimit dhe çberjes se njohjeve nderkombetare te Republikes se Kosoves dhe se fundi,
-serbomadhi Vuçiç ne nje akt te qarte luftenxites dislokoi ne afersi te kufirit me Kosoven forca ushtarake me tanke blinda, topa dhe helikoptere, duke kercenuar keshtu direkt per zgjidhje me force apo many militari te krizes se shkaktuar nga mosnjohja e marreveshjes qe qeveria e tij ka firmosur ne Bruksel.
⁃ mbreme naten çetniket e tij per te tensionuar dhe krijuar pretekste konflikti edhe me shume situaten hodhen bomba dhe dogjen zyra ne Zubin Patok.
Te gjitha keto u paraprine nga Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit de facto vendosjen e hegjemonise serbe ne rajon rrethimin e Kosoves nga klika armiqesore serbe, shqiptare, maqedonase.
U paraprine me sulmin e turpshem te argatit te Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosoves dhe kryeministrit te saj ne Samitin e Nismes se Berlinit qe u mbajt ne Tirane.
Keto akte luftenxitese te serbomadhit Vuçiç vijne pas thirrjeve publike per lufte te jerarkve te Kishes Serbe ne Cetine per futjen e ushtrive ne Kosove.
Si perfundim duke mbeshtetur plotesisht qendrimin e drejte te qeverise se Kosoves dhe qendruar pa lekundje ne krah te Republikes se Kosoves u bej thirrje shqiptareve kudo qe jane te mbeshtesin qendrimin e drejte te qeverise se Kosoves.
Perveç kesaj une denoj me ashpersine me te madhe qendrimin: zuzar, aktet dhe veprimet luftenxitese te Geobelsit te Millosheviçit, presidentit te serbomadhise Vuçiç, kercenimin e tij ndaj Kosoves, paqes dhe stabilitetit ne rajon.
Une gjithashtu paralajmeroj serbomadhin Vuçiç hiq dore nga kercenimet ndaj Kosoves dhe paqes ne rajon sepse me keto qendrime dhe kercenime vetem sa po i afron vetes fundin tragjik te ish padronit tend Millosheviç

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova vendos reciprocitetin me serbine sali berisha kosova vendos reciprocitetin me serbine sali berisha

Sondazh

Poll