Bota

Djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, Kurti: Sulme të tilla nuk do të tolerohen, po cënojnë pa

25 Shtator 2021, 10:13 Nga DOSJA
Djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se djegia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që ka shtuar se Serbia po i nxit dhe mbështet aktet kriminale. Më tej, kryeministri ka shtuar se Serbia po përdorë qytetarët e Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Në lidhje me sulmin Kurti shkroi se nuk do të tolerohet pasi është cënim i drejpërdrejt i paqes.

Postimi i Kurtit:

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll