Bota

Zgjedhjet në Rusi, Navalny: Apple dhe Googe frikacakë, hoqën aplikacionin tonë nga dyqanët e tyre 

25 Shtator 2021, 11:02 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Rusi, Navalny: Apple dhe Googe frikacakë, hoqën

RUSI- Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny tha se Google dhe Apple vepruan si bashkëpunëtorë të Presidentit rus Vladimir Putin duke hequr një aplikacion votimi para zgjedhjeve të këtij muaji. Euronews shkruan se Navalny me anë të një postimi në rrjetet sociale i quajti ata frikacakë.

“Gjigantët Apple dhe Google janë pajtuar me kërkesat e Kremlinit dhe kanë hequr aplikacionin tonë nga dyqanet e tyre. YouTube -i im i dashur ka fshirë videon tonë dhe Telegram ka bllokuar rrjetin tonë. Unë e di se shumica e atyre që punojnë në Google, Apple, etj janë njerëz të ndershëm dhe të mirë. Unë i nxis ata që të mos e durojnë frikën e shefave të tyre,” tha ai.

(2/14) The giants Apple @Apple and Google @Google have complied with the Kremlin’s demands and removed our app from their stores. My beloved YouTube has deleted our video, and the Telegram messenger has blocked our bot.

— Alexey Navalny (@navalny) September 23, 2021

Mbështetësit e Navalny më herët akuzuan gjigantët e teknologjisë amerikane se po i nënshtroheshin presionit të Kremlinit duke hequr aplikacionin taktik antiqeveritar të votimit nga dyqanet e tyre të aplikacioneve në fillim të tre ditëve të votimit parlamentar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexei navalny aple google zgjedhjet në rusi alexei navalny aple google zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll