Bota

Situata në veri, Vulin: Kurti është një budalla, njerëzit e tij janë qyqarë  

25 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA
Situata në veri, Vulin: Kurti është një budalla,

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pasi Kosova është duke implementuar reciprocitetin e targave. Rtv.rs shkruan se Vulin gjatë një interviste është shprehur se për paqe nevojiten dy persona ndërsa për luftë vetëm një budalla, të cilin konsideroi Kurtin.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini.

Më tej Vulin i ka quajtur njerëzit që udhëheqin Prishtinën si qyqarë, dhe se prej tyre mund të presësh çdo gjë. 

“Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre”, ka përfunduar Vulin.

LAJMI KRYESOR: DITA E GJASHTË/ Shënohen tensionet e para në pikat kufitare në Kosovë, digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok, hidhen dhe granata dore në Zveçan, s’ka të lënduar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti aleksander vulin kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti aleksander vulin kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll