Aktualitet

VIDEO- Degjeneron sherri mes çiftit në Vlorë, djali qëllon me armë zjarri të renë dhe e tërheq zvarrë në mes të lokal

25 Shtator 2021, 10:21 Nga DOSJA
VIDEO- Degjeneron sherri mes çiftit në Vlorë, djali qëllon

VLORE- Një sherr mes një çifti ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit dhe të granatave. Dosja.al mësoi se në mesditë, rreth orës 12:00, në zonën e njohur si Poliklinika në qytetin e Vlorës, në ambientet e një lokali janë dëgjuar të shtënat. E plagosur ka ngelur një vajze e cila është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.


Por si ndodhi ngjarja? I riu Fadil Nikaj nga Shkodra ka qenë duke konsumuar kafe brenda lokalit, kur atje ka shkuar e reja K.Z., nga Berati. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal që më pas ka degraduar në përfundimin e dhunës.

Dëshmitarët kanë treguar në Polici se djali e ka tërhequr vajzë zvarrë për disa metra. Më pas kanë ndërhyrë disa nga personat që ishin në lokal dhe ai ka dalë jashtë. I riu është rikthyer për disa minuta dhe e ka qëlluar me armë zjarri të renë, ndërsa brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur. Ai është arrestuar nga Policia ndërsa pritet që të bëhet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në ngjarjen e rëndë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne vlore te shtena ne vlore

Sondazh

Poll