Aktualitet

‘Nami’ në festivalin UNUM në Shëngjin, policia kap pjesëmarrësit me kokainë, ekstazi dhe kanabis, njëri i kis

25 Shtator 2021, 08:41 Nga DOSJA
‘Nami’ në festivalin UNUM në Shëngjin, policia kap

LEZHË- 3 persona janë arrestuar në Lezhë, pasi gjatë festivalit UNUM u kapën me lëndë narkotike. Persona e arrestuar janë E.F., 22 vjeç, S.K., 39 vjeç, A.K.,25, të tre banuesh jashtë Shqipërie. Gjatë kontrolleve iu gjetën doza lëndë narkotike kokainë, ekstazi si dhe kanabis sativa. Gjithashtu u proceduan penalisht 3 persona të tjerë me iniciale B.A., 30 vjeç, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, të tre këta banues jashtë Shqipërie.

Njoftim i Policisë:

Lezhë /Masa për garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit UNUM Festival. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit UNUM Festival, shërbimet e Policisë bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali. Si rezulat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25 banues në Kosovë dhe u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona policia e lezhes unum festival arrestohen 3 persona policia e lezhes unum festival

Sondazh

Poll